Thursday, February 6, 2014

Vjollca Tiku Pasku - SHENJA E BARAZISË














Vjollca Tiku Pasku

SHENJA E BARAZISË

Nëse do isha mashkull, 
retë e dëshpërimit 
të syve të thatë të gruas, 
do t'i përzieja me gjallërinë 
e porojektorit të pranverës, 
që kudo ku hedh vështrimin 
të lindnin tufa me lule 
dhe ngjyra me erë. 
Shpirti i gruas është i brishtë, si lulet 
që presin puthjen e vesës 
nga agu i ëndrrave, 
ashtu si dhe dashuria e saj 
shprehet me një puthje a gjest të vogël, 
si zogu që përkëdhel folenë, 
para fluturimit në mëngjes. 

Nëse do të isha mashkull, 
prangat që burgosin gruan në shtëpi, 
do i këputja, hijen e lodhjes, do t’ia zhdukja 
dhe do i dhuroja trofeun ‘’barazi" 
të ishim të barabartë si një dhe një, 
deri në përjetësi. 
Panvarësisht se shumë këndojnë barazinë, si piktura me shkumës në dërrasën e zezë, ku asnjëherë nuk njehësohen, 
se fjala e burrit është si qielli 
që mban të rrethuar gjithë tokën e gruas.

Nëse do të isha mashkull, 
kurrë s’do qëlloja me ankthe kometash 
e fjalë vrasëse gruan, 
por do të dyfishoja numrin e yjeve 
në netë magjike 
dhe një diell do mbaja në shpirt 
përherë të ankoruar, 
që kërthiza e tokës 
të ketë vazhdimësinë e kristaleve të dashurisë. 

Vallë kush më shumë do e kuptonte shpirtin e gruas, se sa vet ajo, që ka brenda vetes rrenjët e shpirtmadhësisë?

No comments:

Post a Comment