Thursday, February 6, 2014

Kaman Myftaraj - TI, MOJ LULE ERËMIRË













Kaman Myftaraj

TI, MOJ LULE ERËMIRË

Oh ç'far bukuri hyjnore 
ty Zoti të ka dhuruar, 
Ç'far freski lëndinash 
me lule nga më të mirat, 
Kthjelltësi ujë liqenesh, 
sytë kafe të shkruar, 
Perëndeshë bukurie 
që flakë t'i ndez dëshirat.

Mbi trupin tënd të butë, 
si mëndafsh i bardhë, 
Do të shkruaj dëshirën 
që zemra më ndjen për ty, 
Mbi buzën e flakëruar, 
le të digjem flakadan, 
Si pishtar që ndrin parajsën, 
 ku të strehohemi ne të dy.




No comments:

Post a Comment