Nevila Demi
VETËM NJË ÇAST
Të pata vetëm një çast në krahët e mi,
Që për mua zgjati një jetë pa fund...
Mjaftoi të puthja buzëqeshjen tënde,
E qenia ime të bëhej shkrumb!
Më mrekulloi prania jote,
Në çdo frymëmarrje e rrahje zemre.
Vetëm një çast... Ah, ai çast,
Afërditën zgjoi brenda meje!...
Ti krijese e madhërishme e Zotit,
Me një çast ekzistencën time ndriçove!
Thave burimet e pashtershme të lotit,
Balsam qe, zhuritjen e shpirtit shërove!...
No comments:
Post a Comment