Kaman Myftaraj
Më ler të shëtis në trupin tënd,
si një lëndinë me lule plot aromë,
më ler ta puth buzën e ëmbël,
si prush i zjarrtë që përvëlon.
Më ler të mbështetem në gjoksin tënd,
dhe sisët t’i thith e ledhatoj,
më ler të dehem me erën tënde,
me afshin e shpirtit që brenda vlon.
Më ler të mbështetem në kofshët e tua,
si mermer i bardhë që vezullon,
më ler të digjem në zjarrin e ndezur,
ofshamat dhe mjaltin ta shijoj.
Më ler të të marr si zanë në duar,
dhe lehtë e lehtë të të ledhatoj.
Më thuaj, të lutem, plot ndjenjë të dua,
dhe kurrë prej zemrës mos më largo,
se unë pa ty, nuk mundem të jetoj!...
No comments:
Post a Comment