Kaman Myftaraj
BIJËS SIME
Si një engjëll i bukur zbritur prej
qiellit,
Erdhe tek ne o gëzimi im i parë,
Me padurim të gjithë të prisnim,
E dashura bijë, fëmija jonë e mbarë.
Erdhe duke qarë me zë në jetë,
Por gëzim shpërndave në shtëpi,
Na i mbushe zemrat plot me shpresë,
Më shumë se jetën të duam ty.
Shumë netë na ke lënë pa gjumë,
Dhe në gjuhën tënde diçka kërkoje,
Si kukull plot dashuri të merrja në
duar,
Të puthja, të merrja erë e të
këndoja.
Me doçkat e vogla më prekje,
Si një zog më thoshe shumë fjalë,
Për shumë gjëra kishe kureshtje,
S’dija ç’përgjigje të të jepja më
parë.
Me dashurinë tonë u rrite bija ime,
Si trëndafili i mëngjesit të vesuar,
Si fidani që çdo ditë lartësohet,
Si zog krahëlehtë gati për të
fluturuar.
S’arrite të luaje me lodra si të
tjerët,
As të shijoje tonat përkëdheli,
Fluturove larg si zog në qiell,
Bashkë me të magjishmen violinë.
Me frikë, me ndrojtje e gjithë
habi,
Ulje gishtat mbi tastierën e zezë,
Telat t’i vrisnin mollëzat e njoma,
Tingujt dëgjoheshin pak si të
çjerrë.
Notat si zogj të shpërndarë
në tela,
Në pentagram të dukeshin çudi,
Shpesh herë pyesje veten tënde,
Vallë a do të luaj unë në violinë?
Dhe pushtove një kala mbi kodër ,
Duke mposhtur frikën që kishe,
Violina për ty nuk ishte më lodër,
por ëndrra jote për të bërë violiniste.
Nuk luajte në violinë melodi
fëminore,
As vallet e bukura të vendit tënd,
Por klasikët e mëdhenj të muzikës
botërore,
Bah, Vivald, Mozart e Paganin.
Krenohemi të gjithë me ty o bija
jonë e mirë,
Se emrin tënd ti po lartëson çdo
ditë,
Krenohet dhe Shqipëria për artistët
e saj,
Për ne gjithë jetën do të mbetesh yll
e dritë.
No comments:
Post a Comment