Sunday, December 15, 2013

Përparim Hysi - LETËR PËR NJË MIKE

Përparim Hysi
LETËR PËR NJË MIKE

Unë nuk shkruaj poezi me porosi
Shkruaj kur ndjej dhe siç dëshiroj
Dhe nuk vuaj nga mendimi se kushedi
Nuk ka poet që me mua të konkuroj?!

Vargjet i kam transaparente e të çiltra
Duket sikur veç gëzime kam në jetë
Në vargje sjell behar e përzë dimra
Se veç gëzime duhet të sjellë një poet.

As që e mohoj që shkruaj për dashurinë
Por s'jam as Kazanov dhe as Don ZHuan
Përgjithësht, ma pëlqejnë poezinë
Natyrisht, ka dhe ndonjë që ma shan.

Në vargjet e mia ka peizashe nga fshati
Se den babaden nga gjaku jam fshatar
Peizazhet nga fshati në vargje janë mjalti
Se fshati për mua është "përsheshi i parë"

E di që mosha ime,tanimë, shkoi
Dhe "vallen e të shkruarit" e nisa vonë
Kohën e humbur me vargje dua të fitoj
Ndaj kush më lexon, edhe zë " dyshon"

Jo,- thonë,- s'është e mundur t'i shkruaj tani
Tani që, me të vërtet, jam një "pushkë e varur"
Thonë se në vargje këndoj si të jem i ri
Kur, në fakt, jam një plak kokëzbardhur.

Tani, moj mike, besoj se t'u shpjegova
Poezinë e shkruaj ashtu siç e ndiej
Kohën e "humbur", duket e fitova
Tek firmos, nuk kam ç'them më tej.

Serxho Sejko Hizmo - KU PO SHKON TI O NJERI











 
Serxho Sejko Hizmo
 
KU PO SHKON TI O NJERI

O Zot pse na ndodh kështu,
Na dhe sy dhe nuk shikojmë,
Na dhe mëndje nuk mendojmë,
Na dhe vesh dhe nuk dëgjojmë
Na dhe zemër s'dashurojmë,
Na dhe kembë edhe nuk ecim
Na dhe duar nuk punojmë

Na dhe gjuhë dhe të gjithë llapim,
Na dhe thonj e njëri -tjetrin kapim,
Na dhe faqe, jemi pa cipë,
Fjalë bajat , shaka pa kripë,

Na dhe mushkri dhe stomak,
Po nuk mbajmë asgjë në bark,
Na dhe limfë e na dhe gjak,
Po nuk skuqemi aspak,
Na dhe shpirt e na dhe xhan,
Po jemi të pa iman,

Na dhe trupin edhe kokën,
Po shikojmë vetem flokët,
Na dhe mal me dashuri,
E shëmbim me tradhëti,

Lutemi po nuk besojmë,
Flasim shumë po nuk dëgjojmë,
Shkruajmë po nuk mendojmë,
Prishim dhe kur nuk fitojmë,
Dorëzohemi nuk luftojmë,

E duam të lehtë jetën,
Askush nuk thotë të vërtetën,
Shikon ngado dhe për ditë,
Arrogant dhe hipokritë,
Që kujtojnë se nuk gabojnë,
Dhe kur gabojnë e mbulojnë.

Durimi shpresa dhe nderi,
çiltërsi dhe karakteri,
Ka shumë që kanë marrë fund,
Turpi s'egziston as-kund,
Ku po shkon ti, o njeri
Zoti pastë mëshirë për Ty!...

Lumturi Ymeri Bersava - JAM...! Ç'JAM...?













Lumturi Ymeri Bersava

JAM...! Ç'JAM...?

Një gjethe?
që bleroj faqesh-pranvere,
akorduar
telash-flladi-ere?
e mbarsem me të gjitha
të verdhat e Van Gogut,
deri tek ajo e verdha e pisët...
...e vdes,
e shkelur dhunshëm,
murosur ngricës e baltës,
me të vetmin vegim lumturie
te fluturimit të... rënies!

Jam..!
Një degë?
që mbetem lakuriq
prej sqepash
e kthetrash sorrash dimri!
E ndjej një "krra",
jo prej grabitqari,
por, prej shpirti
e trupi që thyhet, çahet...!

... Në fund të fundit,
jam...
një fluturim!
Ç'jam?! ...një rënie!



Vjollca Tiku Pasku - SONET TRËNDAFILOR















Vjollca Tiku Pasku

SONET TRËNDAFILOR

Ah, ç’petale mollëze hënore,
ky trëndafil,
rënë nga rubini i qiellit,
ç’hijeshi madhështore,
derdhur,
nga limfa hyjnore,
në fije tokësore.
Era përkund,
përkëdheljen e lëmuar,
engjëjt ndezin me puthje,
dritëzat,
në fletët e bukurisë,
kupat e ajrit trokëllijnë,
gëzueshëm,
kundërmimin e aromave,
për parfume mbretërore.
Kjo kambanë trëndafili,
me pranverën e lulëzuar,
në mijëra trëndafila,
nga simfonia e rrezatimit diellor,
më bëjnë dhe mua,
të ndjehem,
një trëndafil njerëzor.

Tuesday, December 10, 2013

Petro Dushari - DITA E FUNDIT










Petro Dushari

DITA E FUNDIT

Nuk e di cfare te kane shkruar
si te cmendur poetet,
se per ty luftra kane shpallur
edhe mbreteri,
une kam degjuar qe je filis
shume i vjeter,
dhe te pagezuan me emrin
dashuri.

Ndaj hapi krahet e drejt meje
nis fluturimin,
prekem si drita e agimit diku
brenda ne thellesi,
m'i fshi nuancat e trishtimit per
pak shpres
ushqeme me rrezatimin e syrit
me tenden magji.

Injektome plazme nga e embla
jote ndiesi,
si nje te semuri ne shtratin
e lengimit,
meri gjith urimet qe i kam ruajtur
vetem per ty
dhe beja buqet diteve te
zemerimit.

Buzeqeshem vetem pak ne
se mundesh
e si akujt polare deshiroj te
me shkrish,
te vadit atie ku deshiron ti
nje lendine
e mbremjeve mbi mua te
ulesh e te rrish.

Me lere te te prek nuancat me
ngjyre qershie,
te ndiej aromen qe ne bot nuk e
ka asnje lendine
e le te jet kjo dita e fundit
per mua,
dua ta ndiej si pushon zemra
per dashurine.

Monday, December 9, 2013

Luan Xhuli - DIMËR NË DEVOLL















Luan Xhuli

DIMËR NË DEVOLL

Grindet soba me drutë e njoma
dhe fasulet me aromë  pasurojnë dhomën,
pastërmaja që akoma thahet përmbi  qyngje
ka bërë  kontratë  lëngëzimi  me gojën…
Oxhaku  tymon duke sharrë  jugën
dhe Morava e zhveshur  kollitet  e  ftohur,
kam kohë , që lumin se kam  përshëndetur
dhe korentin e Grykës se kam të pa njohur …
Kam ardhur të  lehtësoj shpirtin
rrugica e varrezave e di që me prêt,
bëhesh i vogël në token e lindjes
dhe lotin e mallit  asnjë  çmim se tret..
Mbi  mermerin   brymëzuar   pëllëmbët  e  mia
do më sjellin  nënën dhe frymën e saj,
do  te  shpij  shpirtin, e ngrire nga ikja
dhe lotët e dhimbjes, si fshin dot babaj…
Grindet soba me  drutë e lagur
dhe unë shaj veten që s’erdha  më parë,
Devolli  më pret me ngrohtësinë e prindërit
që s’pyet për kohë dhe që nuk njeh rradhë… !