Sunday, October 6, 2013

Alexandra Adami - FEMIJË PA DASHURI














Alexandra Adami

FEMIJË PA DASHURI

E heshtur, e vrenjtur, fëmijë pa dashuri,
si toka e venitur, tamam kur s' bie shi.!
Ka nevojë për buzëqeshje, puthje përqafime,
ne këtë bote plote njerëz ,mos te ndihet jetime.!

E heshtur , e vrenjtur, fëmijë pa dashuri,
rrethuar nga njerëz qe s’dinë fjalën njeri.!
Sheh yjet tek shuhen, retë diellin tek mbulojnë,
ne këtë bote plote njerëz, ku njerëzit mungojnë...!

E heshtur, e vrenjtur, fëmijë pa dashuri,
s'beson dot ne yje,s'beson ne Perëndi.!
Akoma pa ndriçuar, dielli i saj është shuar,
se bota është mizore ku Zoti e ka dërguar.!

Mundohet ne kembe, akoma te qendroj,
beson se dashurinë diku do e takoj..!!
Heshtjen do e zhduk,vetmin do e qelloj,
dhe grushtmbledhur do thërras:
"JETE,UNE DO TE JETOJE"...!!!!

Edlira Doko - KUR DUHESH…NUK JE








 

Edlira Doko
 
KUR DUHESH…NUK JE

Mos më bëj të qesh me pahir,
ti nuk di se çfarë është lumturia,
pastaj, o Zot, ti zemër nuk e ke
ndaj s’ke nga ta dish se ç'është dashuria.

Se jeta nuk është lojë, është uragan,
kapur mbas flokëve të saj për një shpresë,
është rrebesh i egër në ditë me tufan,
në je i zoti ndërton fole sipër resë.

Tjetër jetë është ajo e bërë veç prej puthjesh,
diku atje larg, në kopshtin e Edenit
fshehur në gjelbërishte, diku mes lulesh
është gjarpri sykuq, molla e Adamit.

Por të arrish në atë vend të Perëndisë
duhet një mal me vullnet në furtunë
të tundesh nga fati në djepin e lumturisë
Në trup adrenalina të derdhet lumë.

Ndoshta gaboj rëndë, imzot, më ndje

Po ç'të të them… Kur duhesh, nuk je!

Dhimiter Nica - NE DHE ATA...

 















Dhimiter Nica
NE DHE ATA...

Kur vargjet do rrinë mirë dhe ëmbël,
si rrobat e tua me shije në trup,
unë s'dua të më shohësh shtrembër
e të ndjesh për to, sadopak turp!

Shokët në kurbet mblodhën ca para,
ngritën me to vila e pallate,
të gjitha i shitën, i dhanë me qera,
ndërsa vet rronin në qerpiça prej balte...

Ne s'bëm dot lekë, s’bëm dhe para,
por dimë që dhe askush s'na hëngri hakun!
Dimë që jetuam më mirë se ata
dhe jetën e kaluam si tenxherja me kapakun...

Shpëtimi Kurti - KUR MUNGON TI . . .














Shpëtimi Kurti

               KUR MUNGON TI . . .

               Kur  me  mungon , Ti ,
               Me  qenkan  me  pak ,
               Ditenetet  e  jetes  sime ,
               Mbeshtjelle  me  mjegull,     qenkam  gjer  ne  shpirt .  .  .
               Mberdhijne  te  cicerijne  ne  goje  dhe  zogjte  e  fjaleve ,
               Nuk  celkerkan as  lulet  e  gezimit  tim  te  dlirte .  .  .

               Kur  me  mungon , Ti ,
               Malli  bulezoka  vetem  shira ,
               Si  ne  nje  toke  te  zhuritur, te  care .  .  .
               Kallkanmerzija  ime ,
               Ngado  zgjatkerka  krahet ,
               Si  te  ish  nje  peme  e  stermadhe ,  gjethethare .  .  . 

               Kur  me  mungon , Ti ,
               Humbiska , pa kuptuar dhe  qendra  e  rendeses
               E  zemra ,
               Nje  zemrek , pa  dridhje ,  pa  nerv ,
               Me  e  ftohte  se  nje  hekur .  .  . 

               Oh !  Mos  qofte  thene ,
               Po  ky  nuk  jam  une !

               Vetem,  nese , nese .  .  .

               A  thua,  te  kem  vdekur  .  .  .  ? !