Tuesday, May 28, 2013

Raimonda Moisiu - LOTOJ…
















Raimonda Moisiu
 
LOTOJ… 

Ç'ish ai zemërim sysh?...Ç'ish ai zemërim-kaltërim?...
Kur unë jam mikja jote, a nuk ndjehesh dhe ti miku im?...
.-.
Kur heshtur zgjata buzët (në ëndërr) të të puthja ty,
Ç'ish ai zemërim, që të kaltëronte në sy?....
.-.
M'u venit dëshira e jetës, si kallëz në korrik,
Nga goditjet e pamëshirta të thashethemit-kamxhik.
.-.
Pas kësaj nate, për mua vec netë të ftohta si metal,
Shkak- vetëm një ëndërr e zemërimit tënd fatal..
.-.
Pas kësaj nat’ëndrre - vetëm ditë aq të mërzitura,
Si djerrishta të zhegulluara e të përzhitura...
.-.
Po thellë në qenien time kumbonte zëri im:
-Shpagim për të ligjtë!...Për intrigantët, shpagim!...
.-.
Lotoj për ëndrrën time, të rrëmbyer egërsisht,
Lotoj për zemrën time, të ndrydhur pafajësisht...

Haxhi Dikolli - JAM GJENERAL














Haxhi Dikolli

JAM GJENERAL

Çfarë hemisferë të pushtoj?
Ku t’i shtrij krahët gjerësisht?
Mbi ç’meridian të fluturoj,
a ç’paralel tëndin, të brishtë ?

Të shtrihem gjatë në tropik,
a Antarktidës të rrëshqas?
Mbi ç’hemisferë të pushoj,
a ç’ekzotikë të nuhas ?

Cilën hemisferë të të pushtoj
unë gjenerali pa ushtri?
Cilin cep të buzës të të mbroj,
që ke merak më shumë ti?

Të të pushtoj ti ke dëshirë,
apo manovra do t’i quaj ?
Si gjeneral kam qenë i mirë,
por si ushtar po pres e vuaj




Luan Xhuli - NGJYRË FRYME















Luan Xhuli

NGJYRË  FRYME

Kam pire gjakun tim një jetë tërë,
pa akuzuar asnjeherë gjakpirësin…
Prej dhimbjes,
prerjes dhe thikes se ndryshkur,
u bera pre dhe mbiemër frike,
pa llogaritur emrin e asnje  trimerie.
Ai gjak,
nuk qarkulloi ne rruget e zakonta,
as ne zemer
te pershendeste  dhomezat e mikpritjes.
Shijen e embel te nje hidherimi,
edhe stomaku e quajti  tradheti
dhe foljen ku qetesohet etja
goja e perkufizoi me dyer te mbyllura…
Banon , nje zone veriore mbi balle
me lumenj te vegjel te fryre nga permbytjet
dhe floket  ne  te bardhen verdheruar,
u prene si drure  rezuar nga  rrufete…
Vazhdoj te pi ate alkool shpirti,
duke vjedhur dhe pasuruar gjakpirsin e pafaj.
Do te jem ketu,
derisa gjaku dhe shpirti te njesohen
ne embelsi
dhe ngjyre…!








Monday, May 27, 2013

Kostaq Duka - SA PER NJE JETE




 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
Kostaq Duka
 
SA PER NJE JETE
       -triptik-
 
Kthim në bahçen e vjetër
 
Për trishtimin tim
s’kishin faj lulet,
as toka e zezë
djersitur nga mundimi i lindjes.
Pikëllimi im
rrënjëzohej në dhimbjen që me ikjen tej
kisha humbur
të drejtën e kopshtarit, kujdestarit të luleve.
 
Një pemë –një pyll
 
Me linjën ekspres
të mallit e padurimit
po shkoj në vendin e lindjes.
Thjesht për të mbjellë një pemë,
në kodrat lëkurë reshshkur nga bora e dielli
ku dikur akacjet më nanurisnin fëmininë.
 
Po shkoj…
Thjesht për të mbjellë një pemë.
Eh ç’pyll do krijohej
sikur pas meje të vinin
me mijra të ikur të tjerë!
 
Sa për një jetë
 
Pas shtëpisë së parë
mes një pylli të blertë,
një të dytë e bleva
pranë oqeanit  dallgëmadh të sertë.
Thashë pas kësaj
se shtëpia e vjetër
me gurë të zinj e tjegulla argjile
nga kujtesa do të tretej si një gjë pa vlerë.
Por jo!
Edhe pse shtëpitë e reja
më falin ngrohtësi dhe rehati
e vjetra me postë më dërgon pareshtur letra:
Mos u bëj i marrë!
një e fjetur tek unë
vlen sa për një jetë të tërë!
 








Saturday, May 25, 2013

Aleksandra Adami - LIBRI MAGJIK















Aleksandra Adami



LIBRI MAGJIK

Doja të flija po gjumi s’më zinte,
iu luta librit vetëm të mos më linte.
U shtriva ne njërën nga fletët e tij
germat më mbuluan tamam si magji

Dhe nisa udhëtimin magjik si zog,
të fluturoj e të zbres prapë në tokë.
Si petale lulesh germat me mbuluan,
nëpër faqet e arta sytë më qëndruan.

Si margaritar gërmat zunë ndriçonin
mendimet magjishëm m’i zbukuronin...
Pasi gjumi nisi ngadalë të më zinte,
një pemë e blertë freski po më sillte...