Monday, December 9, 2013

Vullnet Mato - VËLLEZËRIT QË KRIJUAN TOKËN














Vullnet Mato

VËLLEZËRIT QË KRIJUAN TOKËN

Zbulohet një mesazh
në pllakat metalik,
shkruar para miliarda
shekujve të dritës,
lënë nga alienët në Hënë,
mes pluhurit kozmik,
shkencëtarët deshifruan
tekstin mahnitës:

Planetin Tokë,
me hidro-oksigjen mbuluar,
e krijuan dy vëllezër
të palindur nga nënë.
Ati Diell i nxori
me shpërthim të valuar,
nga bolet e bërthamës
në magmën e rëndë.

Ata dolën në sipërfaqen
rreth e rrotull,  
dhe pasi qëndruan
sipër flakëve jashtë,
goditë me çekiçë
pertuberance të ftohur,
një shpuz të madh
prej shkëmbi të zjarrtë.

Shkëputën një thëngjill
gjigant në atë vatër,
dhe e hodhën larg
përvëlimeve diellore,
që motra, e quajtur
prej tyre Akota e Kaltër,
të lindte njerëz të mençur
në hapësirën qiellore.

Pastaj ata u krodhën
në lëngun e zjarrtë,
dhe u shkrinë të dy
nga vlimi përvëlimtar,
mos të shihnin motrën
që nisi të nxirrte nën bark,
budallenj të shumtë,
me pasion shkatërrimtar...

Vangjush Ziko - YLBERI I MANDELËS














Vangjush Ziko

YLBERI I MANDELËS

The world learned
how to live together
as a rainbow of colors.
Teresinka Periera

Ai lindi nën qiellin me re
të Afrikës.
Të zeza ishin retë
dhe fati i saj i zi.
Nga luanët mori
krenaren grifë
Nga gazelat,
butësinë që di të bëhet fli.
Retë me dorën e tij me kallo
i mblodhi
(siç mblidhnin skllavet
pambukun e vjelur)
thesin e zi
mbi kurriz e hodhi
dhe ia vuri përpara botës
për ta djegur.

Dhe ndodhi çudia e kontinenteve
tymi i zi u bë ylber,
Ylberi shumëngjyrësh
i racave të njerëzve.


Saturday, November 16, 2013

Rumejsa Zjarri Zemres - DUA TA DISH....















Rumejsa Zjarri Zemres

DUA TA DISH....

Dua ta dish, se kur s’më do ti
pikoj loti nga syri im per askend,
Kur s’më do ti, behem muza e askujt,
Ri krenare ne kemb te mija,
Sikur nga hiri kur del flaka,
Perseri flakeroj si trimeresh,
duke e haruar ate betimin e helmosur..

Vrapoj ne zdritjet e agimit te ri,
Pa dhimbje, pa kujtime te zymta,
Jo, jo nuk dua të mendoj ne buzet e tua,
Ne puthjet e buta,
Prekjet e dridhura,
Vargjet e tua ti i shkrove,
Githë reshtat me genjeshtra i fole...

Ndoshta me ke dashuruar,
Ndoshta dhe jo,
Ndoshta nje tjeter ti endroje,
Dhe me ate kohen e re e fillove,
Por vetem ta dish,
Nga syri im, kur me loti s’do te pikoj,
Per askend,
Kur me ne jeten time s’do te behem
muza askujt...

Petro Dushari - TA DERGOVA ZEMREN









 
Petro Dushari
TA DERGOVA ZEMREN

Zemren pas engjejve
ta nisa
rruges eshte per

te ty
kete nat kur te jesh
ne gjume
ne nje shtrat do
jemi te dy

Jorgan do te bej sot
puthjet
ne vellon e drites te
henes
djelli te te duket
i ftoht
kur te ndizen rrahiet
e zemres

bubzat e trupit ti
thith
si shqerre duke me
mekuare
thengjinjt e trupit
ti prek
me buze ta shuaj
zjarre

I kuq te cele
trendafili
nga zjarri qe ndezem
kete nat
te shperthejne pjalmimet
e vala te shpirtit
dhe gulcimat e nje ekstaze
ne flak

Do te fal me te emblat
ledhatime
ne gush ne buze e
ne sy
thesar ta ruaj noslagjine
e dikurshme
e do mbaj endrren
ndezur per ty

Joki Mati - " KODI KIMIK "















Joki Mati

" KODI KIMIK "

Si elementi kimik...
Kërkojmë të bashkojmë dy formula.
Për një sistem kodimi të tij,
Në kode lakues në dy hemisfera.
Në zgjidhje të një emëruesi të përbashkët,
Udhëtojmë rrugë-e pa rrugë..
Buzëqeshja dhe loti trishtimit..
Ndjenja përzihet calcium...
Vegimet tretur në hemisferë..
Ngatërruar mendimet që ndjek..
Dhe squfuri i shkrinë në një..
Elemente me përzierje kimike..
Ndjekë hijen e lë të lirë..
Të bashkoj bashkë dy formula..
Ndjek pas, për të shkrirë neuronin..
Formula më e bukur që më ndjek..
Oksigjeni,lë të lira dy hemisferat..
Të bashkohen pa hezitim..
Ngjyrë trëndafili të jetojnë,
Në bashkimin e kodeve të tyre!

Sonila Sonila - SKALITUR DHIMBJA














Sonila Sonila

SKALITUR DHIMBJA

Skalitur dhimbja
mberthyer stuhite
venitur shpresa
nga ethet e lakmise

ndihesh e kanosur
qepallat mbylle
heshtja te muros
perendon si yll

Babëza kalon cakun
endet si e marre
ti ngushllon heshtur
te dale ku te dale,

Ëmdërrimet hije
lumturia kanoset
thinjesh i heshtur
pritja muroset

Planete dite shkurta
Puthje endrrimesh
Vargime trubulluse
llava shkatërrimesh

Shpirtra te llahtarisur
te zhgenjyer tersishte
harbuar maskarejte
flasin pa turpesit

Fytyra të zbehura
Nën driten verbuse
Ngulçime zemrash
nga llavat tunduse

Duar që zgjaten
Me bindje shprese
mbi fatin e tyre
qeshje ,neneqeshje

Rrugë të vijzuara
Ne hapa babzishe
sundimtare djajesh
ne fronin e njerzise,

Agim Xheka - MEDYSHJE ?












Agim Xheka
 
MEDYSHJE ?

Ne ngritem me fantazin tone
nje bregdet
Per pejsazh vendosem
nje perndim djelli
Ne gjuhet vale-jelebardha
ngulem dy shezllone...
Do i vidheshim qytetit
E ne dallget e detit
do shpraznim hallet
e do rimbushnim shpirtin
me qetesi e shlodhje
deri naten vone...

Nuk mundem...?
Apo nuk na lane...?
Ose vet nuk arritem dot...?
Mos e humbem...?
Apo nuk u pame...?
Virtualisht u puthem me lot...?

Keni puthur ndonjehere me lote ne sy?
Sa e dhimbeshme!
Ashtu u puthem ne te dy...

Buzet na gostiten me nje shije te kripur...
Vall,ne stacionin e ndarjes kishim mbrritur?