Sunday, October 6, 2013

Shpëtimi Kurti - KUR MUNGON TI . . .














Shpëtimi Kurti

               KUR MUNGON TI . . .

               Kur  me  mungon , Ti ,
               Me  qenkan  me  pak ,
               Ditenetet  e  jetes  sime ,
               Mbeshtjelle  me  mjegull,     qenkam  gjer  ne  shpirt .  .  .
               Mberdhijne  te  cicerijne  ne  goje  dhe  zogjte  e  fjaleve ,
               Nuk  celkerkan as  lulet  e  gezimit  tim  te  dlirte .  .  .

               Kur  me  mungon , Ti ,
               Malli  bulezoka  vetem  shira ,
               Si  ne  nje  toke  te  zhuritur, te  care .  .  .
               Kallkanmerzija  ime ,
               Ngado  zgjatkerka  krahet ,
               Si  te  ish  nje  peme  e  stermadhe ,  gjethethare .  .  . 

               Kur  me  mungon , Ti ,
               Humbiska , pa kuptuar dhe  qendra  e  rendeses
               E  zemra ,
               Nje  zemrek , pa  dridhje ,  pa  nerv ,
               Me  e  ftohte  se  nje  hekur .  .  . 

               Oh !  Mos  qofte  thene ,
               Po  ky  nuk  jam  une !

               Vetem,  nese , nese .  .  .

               A  thua,  te  kem  vdekur  .  .  .  ? !


Diamanta Zalta - KUSHTRIMET E GJOKSIT
















Diamanta Zalta

KUSHTRIMET E GJOKSIT

Kushtrimet e gjoksit une i ngas ,
Qe te mos degjohen me brenda meje,
Shtyj dunave te shpirtit Diellin,
E behem udhetim i nje reje.

Kam mbetur midis trembjes dhe te vertetes ,
Pa ja dalluar mire ngjyrat jetes ,
Sepse pa dashuri, s'je njeri ,
Je send pa frymë
Je çeles, je dryn .

Kushtrimet e gjoksit i ngas ,
Me zera femijesh i perngjas ,
Me duhet me cdo kusht te "me zgjojne " ,
Te “me harrojne”, te me "ndryshojne ".

S'me mbetet gje tjeter ,
Vecse varken e vjeter ta arnoj ,
Te mundem perseri te lundroj…
- O Hene e deshperuar ,
qe mbi koken time lengon ,
… pa dashuri … ej , ku shkon?…

Raimonda Moisiu - “TI JE PRONARI I KOPËSHTIT TË TRËNDAFILTË!”

















Raimonda Moisiu

TI JE PRONARI I KOPËSHTIT TË TRËNDAFILTË!” 

Thonë se asgjë nuk është përgjithmonë, po unë 
s’ e besoj dhe notoj mes këtij oqeani me trishtim…
Ky qiriri i ndezur, i vetmuar në zemrën time,
Është flaka e dashurisë tënde për pasqyrën e shpirtit tim....

Nga përflakja  pagëzuam atë, universin me trëndafila,
 
Përzierë me rrebeshin e avujve të trupave tanë,
Nën melodinë rrëqethëse, drithëronjëse, ardhur nga parajsa,
Oh, nën këtë - të ëmblën melodi të psherëtimave….
 

Me frymën e ngrohtë të mushkërive, petalet u zgjuan,
të përhumbura soditnin shkëlqimin e syve nëpër natë,
lulet e përgjumura pulitnin qepallat në dëlirësinë e valëve,
që vinin nga tsunami i çmendur e i zjarrtë…..

Nën strehën e flakës së qiririt, ne bënim dashuri,
 
udhëtuam në botën e heshtur të paqes qiellore,
thurëm ëndrrat mbi kurorën e ishullit të lumturisë,
si dy engjëj të bardhë, të zhveshur, kapur dorë për dore…..

Me verbërinë e pëshpërimave e ledhatimeve,
Të kundroja sytë , i dashuri im, të më puthje dhe një herë,
Dhe... hapa krahët , si një re të mbështolla të tërin,
Në ndarje belbëzova lehtas:
“Ti je pronari i kopështit të trëndafiltë!”

Luan Xhuli - E SHKRUAR NJË TË DIEL DHJETORI














Luan Xhuli

 E SHKRUAR NJË TË DIEL DHJETORI
  
Shtrëngimet e sinqerta te dorës,
rrahja me dashuri e supit,
dhe shikimi ne sy kur flet me fqinjin,
u pakësuan si gjethet e pemëve
në k’të ditë dimri…
Sa pak gjera na mbeten...!
Klorofili i fjalës ,
korentet e ajrit,
dhe ngjyra e dritës,
pësuan ndryshkje si dritare e vjetër ...
Kaq pak ,
as borxh vetes
si japim dot me !
U pakësuan te ngrohtat, te ftohtat,
pikantet, te djegshmet...,
sa...as me dashurinë nuk mbyllim me takim.
Harruam bukurinë e pritjes.
Ditët,
kane mbetur pa astar
dhe çaste te thërrmuar  mbajnë neper xhepa.
Pak, pak, pak
sa dhe uria ka mbetur shtatzënë ...
Grindjen ne njërin djep
vetminë në tjetrën anë…
Andaj kërkoj një përqafim me shumë...!


Ymer Nurka - ÇUPË E VELI BEUT














Ymer Nurka

ÇUPË E VELI BEUT

“Në mes të Përmetit, një zambak i bardhë,
Çup’ e Veli Beut me nishan në ballë...”
Populli

Çupë kaq të bukur, nuk kish parë vendi,
Më rridhje prej soji, ardhur prej mademi.
Ndaj një trim me fletë, levend, bir levendi.
Venitej nga malli, tretej nga veremi.

Bijë e vogël ishe, thesar i babait...
Shtat’ a tetë sylina, çesmat e sarait,
Më freskoje gjinjtë, të ndezur prej Majit,
Të dehur prej moshës, të drojtur prej “fajit”.

Ballin porsi Hëna, si ylli nishanin.
Ti më ishe perla, që lidhje gjerdanin,
Me rrezet e shtatit, më ndrije karvanin,
Era nëpër male, tutje të çoj namin.

Mushkat me revan, kali yt me trokë,
Si s’këputej beli, sa dy çepirokë,
Tisi yt i purpurt, s’ peshohej me okë,
Për gushën guguçe, për të zestë flokë...

Ah, po te bandilli, vajzë kur të shpunë!
Tre dit’ e tre netë, s’fjeti syri gjumë:
Ti më ishe shtrati, ai derdhej lumë.
Ai ishte Dielli, ti ndrije më shumë.