Saturday, August 10, 2013

Agim Xheka - ËNDËRR AJO NATË MË MBETI














Agim Xheka

ËNDËRR AJO NATË MË MBETI

Ti ishe si shkum
ë deti
I mjeri unë  ç'më gjeti
I mjeri un' e lumja ti
Vajta rashe ne dashuri

Kur te puthja kur te prekja
Se ç'më vinte turp nga vetja
Dridhej trupi drithërime
Kur ne sy me ngulje synë

Diell'i zbritur tek balli
Digjte buzën si petali
Dhembet- gur xhevahiri
Kuterbonin qumësht gjiri

Gush e sis' si gur mermeri
Te njoma si val' liqeri
Tek i prekja buza dridhej
Zemra përmbi gjoks me hidhej

Digjesha brenda si furre
Flak lëshoje mbi lëkurë
U dogja si vaj kandili
Ne një nat' te bukur Prilli

"U trete si shkume deti
Ëndërr ajo nat' me mbeti
Por ne ardhsh prap në ëndërr
O do vdes, o bëhem dhëndër..."

Luan Çipi - GRINJARI DHE I URTI

















Luan Çipi 

GRINJARI DHE I URTI
(motiv biblik)

Qylafin me thekë
Ballit, si dikur,
Poture e brekë,
Lidhur me ushkur.

Dhëmbë të rrallë,
Fytyrë pa larë,
Ti, po si  më parë,
Ngele duke sharë.

Edhe tani, plak,
Të njëjtin zakon
Shigjeta me flakë
Njëpasnjë lëshon.

Grinde, zihesh, shan
Thua fjalë koti,
Përgojon dynjanë,
Siç bëje qëmoti:

“Këta janë të shitur
Ata janë të blerë
Turmë e paditur
Qenie e pa vlerë.

Greku do Epirin
Serbi-Dardaninë
Malazeztë-Ulqinin
Maqedonët-Drin

Një tufë me armiq
Të pabesë të çartur
Hajdut e të liq,
Bredhin për të zhvatur”.

*
Thonj e duar zgjaten
Po, nuk marrin dot
Se ne, kemi NATON,
 Atdheu ka zot.

Me fjalë, s’ke pse merre,
Qentë le të ngjiren.
Kufirit, ca ferra
Hiqi, të mos çirren.

Gjitoni dhe miku,
Çmohen, vlerësohen.
Më mirë se çifligu
Duhen e nderohen.

Krishtit një shuplakë
Faqen tjetër jep.
Benzina në flakë
Merr gjithçka e djeg.

Me fjalën e butë
Zemrën përkëdhele,
Si një qengj i urtë,
Që pi në dy dele.



Nikoll Ulndreaj - LETER NGA TANUSHA

















Nikoll Ulndreaj

LETER NGA TANUSHA

E di se nuk jam nizam, por mërgimtarë si shumë të tjerë
Një palë grushte lot mi ke postuar në letër
Më shkruaje se varri i nënës është mbuluar i tëri me fjerë
E tim eti i kanë dalë tri palë thinja në mjekër...

Që kurë ika edhe lumi bënë zhurme, thue se nuk ka zot
Pusterrit te Bira e Hutit i humbi pasqyra
Vetmia rrëmih token, kulla e Thepit ditënatë qan me lot
Ujëvarës Rrukut ia vodhën ylberin me ngjyra...

Rrushin, kumbullat, ftonjtë, dardhët, fiqtë, arrtë në oborre
I kthen përmbys një Bajloz krejt i zi, i lig...
Dhunshëm vashat i bënë plaka ka urdhëruar shtatë taborre
Pikllueshëm më shkrua, në Nikaj Mërtur s’ke çiflig...

Gurrat mbeten jetime, qajnë pikllueshëm, kërkojnë azil
Gjallesat jetojnë veç me frymën e zotit
Hëna manare zvogëluar vetmie, dritë bënë sa një kandil
Pishën në shkëmb po e gjuan rrufeja e motit...

I kanë vjedhur vjeshtat e dasmave, çiftelisë iu këput teli
Në oxhak nuk ndizet zjarr me dru as me krande
Në plasë të kullës paska ngritur çerdhe një çift harabeli,
E shtojzovallja paska qepur vello hijen tande....

Mua kjo letër e Tanushës shpirtin ma ka bjerrë, syri nxi
Më ka dehur, dehur pa pirë, jam bërë tapë
Detet nuk mund të më ndalin, as vdekja jo e jo, te ti të vij
Brengave, kullave, bjeshkës frymën time ti jap...

Kaman Myftaraj - PRAP TË MËKATOJMË













Kaman Myftaraj

PRAP TË MËKATOJMË

Sa shumë mall kam dhe s'di si të ta shpreh,
Ndaj sonte të lutem e dashur të rrish me mua!
Gjithë natën do lozim, tango do kërcejmë,
Derisa të gjithë yjet, në qiell të jenë shuar.

Do të mbaj fort ngjitur në gjoksin tim,
Do të puth me afsh trupin tënd të latuar,
Gjithë natën s’do fle gjumë, me ty do ta gdhij
Do shuaj etjen në burime, zjarrin të t’a shuaj.

Me ty do shkrihem ashtu si shkrin qiriri,
Pika, pika djersa mbi shtrat le të pikojë,
Sonte nuk vlen asnjë fjalë, sa vlen në sy shikimi,
Kur buzët rrinë ngjitur e shpirtrat thellë rënkojnë.

Sa shumë e ndjeva dashurinë tënde kësaj nate,
Mëkatin tonë edhe Zoti vet sonte na e pranoj,
Nuk dua më ta humb, ajo që iku shkoi e vate,
Ndaj eja shtrëngomë fort e prapë të mëkatojmë.