Friday, April 5, 2013

Agim Bacelli - PILOTIT












Agim Bacelli

PILOTIT

Pilot, ti botën shikon nga lartë,
Himalajet janë veç një kodër!
Qiellorja të ndez, të bën të zjarrtë
Kur ti qiellin e prek si një lodër!

Pilot, thyej gravitetin e tokës
Ti qiellit i thuaj, "Jam i joti"!
Kurorë dafine ver rreth kokës,
Përkulur me nderim veç tek Zoti.

Atje poshtë, një reptil-gërbonjë
Çuditet, si ti s'ke aspak frikë!
"Më mirë dhjetë vjet shqiponjë,
I thua - se një qind vjet zvarranik!"

Pilot!

Pilot, mermë n' krahët e tu,
Kam një dëshirë të zjarrtë
Të notoj në qiellin blu.

Lermë të bëhem një qiellor,
Tek bluja të mbështes kokën.
Si qiellor i bukur, pilot,
Më shumë ta dua tokën.

Të ve nën këmbet e mija
Shiun, erën dhe furtunën;
Atje të dehem nga magjia.

Pran' hënës, sipër një reje
Malet, fushat edhe detet
Dua ti puth falë teje.

Nëse yjet më bëjnë naze
Tamam siç bën çdo femër,
Të lutem pilot i bukur,
Topin tënd për mua zbraze!

Qenësisht të jem me ty
Në shtëpinë e hapsirës,
Atje të qeshim e qajmë të dy.






Vangjush Ziko - PARAJSA IME















Vangjush Ziko

PARAJSA IME

Shtrirë mbi krevat
fantazoj kuturu.
Ja dielli mbi tavan
stolisur me abazhur.
Njëri mur vetëm xham,
qielli, gjithashtu.
Lëndina me lule të egra
në vazo gjatoshe,
një dru as pishë as bredh
në qoshe.
Trokëllijnë këpucët në dollap
si thundra kali.
Mbi murin përballë
një peizazh mali.
Burimi rrjedh në kuzhinë
(ka hapur gruaja rubinetin).
Në radio një violinë
si bilbil' i vërtetë...
Edhe unë
(bir i Adamit të lashtë)
gëzoj jetën
në këtë parajsë
që ndërtova vetë.


Mentor Thaqi - AH T(H)ANË, MORI T(H)ANUSHË











Mentor Thaqi

AH T(H)ANË, MORI T(H)ANUSHË

Hijeve të blerta,
ledhatimet rreth gushe
ndiznin ndjenja t´serta
n´shpërthim zjarrmishë
përfushe,
n´frymëmarrjet e afshta,
t´sinqerta!

Thanusha ime,
filiz i shtalptë,
buzëqeshjet e ëmbla
në lozonjarizëm të thartë,
për buzën e ndezur time
gisht i lyer në gjalpë!

Eh, buzët,
ato gaca të kuqe prushi,
shkrumb le t´më përvëlojnë,
ah, më thënçin askushi
në i lënça të pushojnë!

Paj, unë dua
të jem unë,
vet ëndja ime e vjetër,
asgjë më shumë,
s´lë që rolin tim
ta luan dikush tjetër,
as syri s´më zë gjumë
mbi merakun e vjetër!

Ev Thanushë e imja Thanë,
mosha na ikën nga duart,
vitet rëndojnë,
barrë e moshështyerjes janë,
mbi qafë, të rënda si gurtë,
zjarrmitë rinore u tretën,
po ëndërrat e hershme
ku vanë,
kush na i vodhi, ku mbetën
o imja Thanë,
apo mosha i lodhi,
e shqelmoi jetën
për mërinë tanë?!