Sunday, March 3, 2013

Damanta Zalta - NGA DITARI I NJË GRUAJE
















Damanta Zalta

NGA DITARI I NJË GRUAJE

Si mund tu fshihesh femijeve ?
Jetojnë ne nje enderr qe dridhet .
Ne mua jane Diell ,
Qe vete digjet…

Viktime e koheve te turbullta ,
Jam…
Me c’kam e nuk kam .
Ndergjegje e renduar ,
Pa qene shkak ,
E pa patur faj . . .

Dua te te konsideroj ,
Ceshtje te harruar .
Se di , e spo mundem te ndaj
E te kuptoj . . .
Muaj... a shume –shume vite
Kane kaluar .
Une mbeta brishtesi e femres se urte ,
Dhe ndjenje e vetedenuar...

Mos... kurre me , mos .
Kjo dhembje me ka qerruar syte ,
Te le pas...

Si mundemi te fshihemi tek femijet ,
Jane Diell brenda vehtes ,
Ne mua ,
Vetedigjet...

Le pas ekzistencen Grua ,
Femer , Eve , Dashuri , Hyjni
Kthehem tek nje memesi .

Nje cope Qielli I bukur ,
Mbi mua .
Sapo u kris...



Qazim Muska - TANI E DI

















Qazim Muska

TANI E DI

Tani kuptoj ç’do të thotë të duash,
Atë, që s’mund ta kesh më, kurrë,
Dhe si martir, vetes, të vuash,
E zjarr të digjesh nën lëkurë.

Tani e di ç’do të thotë të humbësh
Nëpër mirazhe dashurie,
Dhe zemrën me zhgënjim ta mbushësh
Nga pusi i shterur i një perie.

E di tani ç’do të thotë të mbetesh
Posi një velë në mes të detit,
Me gjoksin shqyer nëpër erërat
Më i pafati i planetit.

E di,tani ç’do të thotë ëndërr;
Të jesh naiv, si bestytnitë
E të besosh si një i marrë
Se kë me vete perënditë.

E di tani ç’do të thotë të vuash,
Kur të verbojnë dashuritë
Në zjarrin tënd ëndrrën t’a shuash
I blasfemuar nga mëritë.

Skënder Rusi - PERËNDESHAT

















Skënder Rusi

PERËNDESHAT

Ka vajza te bukura ky qytet.
Jo si kudo.
(Te shëmtuarat vdiqën - po iu them!)
Kur Korçës i ikin dritat, janë ato,
Qe ndizen e ndriçojnë nëpër terr!

Ka vajza prej ajri ky qytet.
Jo si kudo.
(Ndaj me ajër kurrë nuk ngopemi!)
Kur Korçë bie borë, janë ato,
Zjarre, ku zgjatim duart e ngrohemi!

Ka vajza prej puthje ky qytet.
Jo si kudo.
Prandaj i ka te artë edhe muzgjet!
Boten, ne e dimë qe zoti e krijoi,
Po Korça ka lindur nga puthjet!


Saturday, March 2, 2013

Alma Zenellari - NDJEJ NJË SHPIRT QË PËRGJEROHET
















Alma Zenellari

NDJEJ NJË SHPIRT QË PËRGJEROHET

E ndjej zerin, me afrohet,
vjen cdo nate nje psheretime.
Ndjej nje shpirt qe pergjerohet,
flake qiriri, ç'dritherime...

Flake qiriri, lot i tretur,
behet yll mbi sy rreshqet.
Brenda shpirtit mall i ndezur,
duart zgjat, tek une troket.

E ndjej flladin e nje fjale,
me flladit nga largesite.
E ndjej prekjen e nje dore,
me shpalos mbi trup magjite.

Me shpalos mbi trup magjite,
me ndez yje, drita, zjarre..
Duket sikur perendite,
diellërojnë mbi altare...