Vullnet
Mato
BUKURIA
MAHNITËSE E MARILYN MONROES
Bukuria
mahnitëse e Marilyn Monrosë,
më
mbeti në retinat e syve, vite më parë,
kur
trupin e saj, abuzuesit monstruozë,
e
përdhosën derisa iku para kohe në varr.
E
risjell në kujtesë varrezash të pluhurosura,
si
aktore kinemaje, që meriton homazh.
Cilësuar,
ikona femërore e gjithë kohërave,
të
rishfaqet, si aureolë bukurie në mirazh.
Me
rastin fatkeq tregoi, se bukuria në vajzëri,
kur
ajo filloi provat filmike për figurante,
nuk
mund të merrte rol, në një film të ri,
pa
provuar divanin, për firmosje kontrate.
Mund
të thuhet, kush nuk do, kundërshton.
Ajo
tha: Po s‘pranova unë, shtrihet një tjetër,
në
divanin e turpit, i cili më mundëson,
të
eci në talentin, e varur nga burrat e vjetër.
Dhe
çau, duke pranuar, çdo divan momenti,
derisa
u ngjit tek ylli i kinemasë Hollivudiane,
ku
lakmia e seksit e ndoqi, deri te presidenti,
si
trupin më magnetik, të femrës mondane.
Por
pas çdo ngjitje në famë e burri në timon,
ajo
filloi njëherësh, zbritjen drejt çmendinës.
U
braktis nga duart, që e shtrydhën si limon,
dhe
përfundoi, në varrin e beftë të kokainës.
Bukuria
mahnitëse e Marilyn Monrosë,
më
mbeti në retinat e syve, vite më parë,
kur
trupin e saj, abuzuesit monstruozë,
e
përdhosën, derisa iku para kohe në varr...
No comments:
Post a Comment