Vullnet Mato
SHOFERËT E
KAMIONËVE
Shoferët e
kamionëve, hapësirave shtegtuar,
me shpirtin fluturues,
kurdoherë në merak,
me vëmendjen e
ngrirë, në këmbë e në duar,
mbi pedale
frenash, kthetra lejleku nën bark.
Kamionistët e trailerave,
në karvane reshtuar,
udhëve të pafundësisë,
kabinave mbi motor,
me fragmente
gjumi në sytë e pafjetur fiksuar,
të shpien
dengjet e mallit dhe ushqimin njerëzor...
Të shpien lodrat
e fëmijëve, barnat e të sëmurëve,
materialet e banesave
për strehimin jetësor,
të gjallojnë qytetet
poshtë fushave e sipër gurëve,
të mbajnë hapur
gjithë dyert e tregut botëror.
Shoferët kamionistë,
në timon njëzetekatër orë,
me rrethin e
globit, pranë gjoksit shtrënguar,
me fytyra të
lëna pasdore, për fluturimin tokësor,
në kujtesat familjare
mbetur gjithnjë përmalluar.
Shoferët e
kamionëve, me nofullat vigane të rrotave,
përtypin kilometrat
e horizonteve, gjerë e gjatë,
me stopat gjithnjë
ndezur udhëkryqeve të tërthorta,
çajnë përmes konstelacione
yjesh të kuq, nëpër natë...
No comments:
Post a Comment