Shpëtim Kurti
DITË VERE FËMINIE...
(Për të gjithë lushnjarët dhe jo vetem…)
To - ooo -
lii - to - mo - li . .
Ç' këngë e hershme qe nga fëminia,
Ç' tinguj të pafajshëm, sapo hapej
dera...
Hej, heeej, fëmijë,
Tundini fort zilkat,
Pa shih, pa shih,
Jashtë dëgjon, Ditëvera...!
E " haheshim" me njeri -
tjetrin .
Kush të ish më këmbëshpejti
,
Të tringëllinte këngën:
Oj teze, oj hallë,
" Shkundini "
xhepat,
Zgjidhini bohçet,
Na ktheni "
borxhin " që na keni marrë...!
Pa gëzohej pastaj në
duart e njoma
Dhe ndonjë
degë marsi
E bardhë...
"Nxitonte"
të skuqej rreth nesh trëndafili,
Fëmijëronte,
Një kumbull,
një mollë, një dardhë...
To - ooo -
lii - to - mo – li...
Ç' kujtim i hershem qe nga fëminia
,
Me
zilkat e thirrjet:
Oj
teze, oj hallë...
Me ç'ajër
me dehe kështu,vendlindja ime?
Qe çdo gur ku shkela,
Të ta puth sot me kaq mall...!
No comments:
Post a Comment