Skënder Rusi
TË PALUMTURIT
Një ditë vendosa të
numëroj të palumturit,
Hyja brenda
njerëzve e dilja prapë,
Pashë që edhe
atje ku ishin më të bukurit,
Të gjithë i kishin të
palumtura gratë!
Pashë që edhe atje ku
ishin gratë më të bukura,
Burrave iu vinte
çuditërisht për të plasur!
Nga gratë e tyre s’po
merrnin më të puthura,
(Humbnin të puthurat
nëpër burrat e pasur!)
Hyra edhe brenda
mbretërve të famshëm
Dhe atje, të palumtur
gjeta më tepër!
Çdo mbretëreshë e
bukur atje vuante
Nga ankthi i tradhtive
me të tjerë mbretër!
E ja kështu, çdo
ditë, numëroj të palumturit,
Ata janë për mua e
tërë bota e gjallë!
Është gënjeshtari më
i madh
ai që thotë të kundërtën,
Që mund ta ketë
lexuar veç në ndonjë përrallë!