Wednesday, September 11, 2013

Shpëtim Kurti - TË KËRKOJA TY, L... !















           

 Shpëtim Kurti

          TË KËRKOJA TY, L... !
          (Kujtimit te ndritur te motrës sime te dashur, 
           ne tre vjetorin e ikjes se saj)
  
          M'u shfaqe në ëndërr ,
          Ti,
          Flakë vetëtime...
          Kërceva përpjetë  prej gjumit të mjerë
          Dhe zgjata buzët e djegura nga pritja.
          Të putha a s'të putha,
          S'e di, bëheshe erë...

          Mes përhumbjes sime,
          Akoma të pa përmendur,
          Eh, ç'lojë të pamëshirshme,
          Që më bënte malli...
          Nuk di, kush nga ne të Dy, ishte i vdekuri,
          E kush, prej të Dyve,
          Ishte prapë i gjalli... 

          Hera - herës,
          Qëndroje,
          Si për t 'u çlodhur pak,
          Aty, pranë meje, diku në një skaj...
          Por kur shihje,
          Që s'të arrija dot,
          Buzëqeshje me dhimbje, si e zënë në faj...

          Të ndoqa nga pas,
          Thërrisja,  thërrisja ,
          Eeeeh, sa të thirra,
          Sa s'kisha më zë...
          Nuk di nga më humbe, ndoshta mes yjesh...

          Oh, Motër!,  s'të gjeta....
          S'do të gjej dot më...!


Tuesday, September 10, 2013

Agim Gashi - JETA MBAN EMRIN TËND











Agim Gashi

JETA MBAN EMRIN TËND
(Njeriut që më ka dhuruar mëlçinë e tij)

Akoma jetoj me frikën,
Dhe bisedoj me ty,
Vëlla a motër ishe nuk e di.

Në mua jeton edhe ti.
Bashkë me ëndrrat dhe shpresën
Për të ardhmen.

Ti
Jetën deshe
Më shumë nga të gjithë
E dashurisë i dhe shpirt.

Jeton në frymen time
Në këngët që po lindin.

Jeton në formulën e dhimbjes
Në Planetin e Dashurisë.

Jeta mban emrin tënd
Dhe lutjen për të nesërmen






Friday, September 6, 2013

Kaman Myftaraj - TI GRUA DHE VETËM TI














Kaman Myftaraj
 
TI GRUA DHE VETËM TI

Ti je për mua engjëll i zbritur prej qiellit,
Je dielli rrezeartë, që më ndriçon shpirtin tim,
Burim i pashtershëm si drita e jetëdhënëse e diellit,
Streha e vetme ku unë gjej prehjen, lumturinë.

Ti je pavdekësia e zemrës dhe e fjalës sime,
Ëmbëlsira më e shijshme që vel shpirtin tim,
Pa ty nuk lidhet vargu, nuk bëhet poezia intime,
Me ty lindi dashuria, gjithë gëzimet erdhën me ty.

Herë më vjen në shtrat gjithë gaz si rreze drite,
Buzëqesh e loz me mua sikur përkëdhel fëminë,
Herë vjen si furtunë gjithë erë e brymë ngrice,
Herë si dallgë deti duke gjëmuar në cektinë.

Me ty i kalova ditët, vitet e mi gjithë jetën,
Dhe "kreshtat" m’i mbuluan "retë" e bardha,
Me ty i dashuruar mbeta, si me vargun poetët,
Për ty thura lirika e këndova dhjetëra serenata.

Bukuria jote, lëndinë lulesh çelur në pranverë,
shpirti yt i mbushur plot me thesare mirësish,
Buzëqeshja jote më ndal vitet, më jep jetë përherë,
Burimi i freskët ku shuaj etjen, zjarrin në shpirt.


Petro Dushari - SA SHUMË KAM PA DASHURUAR !














Petro Dushari

SA SHUMË KAM PA DASHURUAR !

Eh sa kohe kam
pa te pare,
nga ajo dite ka ikur
nje jetë,
eh, sa kohe kam pa
dashuruar,
larg shume larg
vertetë

Në rëntë ylberi edhe
nje here,
e pranvera te trokasi
prapë,
si bujku ares do
zvarritem,
e per ty do mbiell veç
zambak

Te ushqej me therrime
si kanarinen,
pas zerit tend te
gjej ku je,
te me ndiellesh embel
me cicerimen,
neteve ne shtratin
tend ku fle.

Te lengoj nen ethet
e pritjes,
E dera tak tak te
trokiste,
sa here te ma prishje e ma
ndreqe ritmin
e zemren mos ma lije
te vdiste.

Eh sa kohe kam pa
dashuruar,
se koha qenka pak vertetë
shume pak,
me ty s’u ngopa edhe kur
te kisha pranë
i uritur mbeta edhe kur
jam larg.

Bukurit e shpirtit ti
mbaj,
ne qesen e thesarit
te zemres,
kur malli te me marrë
ta zgjidh
e melodi t'ja bej per
ty kenges.

Mengjezeve te me vish
me driten
e neteve si bardhesi
e henes,
nga ty mos me ndajne dot
largësitë,
se krahe per ty i kam
vene zemres.

Sunday, September 1, 2013

Isuf S. Hoxha - S’MJAFTON NJË JETË...



 



Isuf S. Hoxha


S’MJAFTON NJË JETË...

Sytë e femrës janë
të gjerë, të thellë, oqean,
as me kaike s’mund
t’i dalësh matanë.

Buzët e saja minierë,
galeri me ar mbushur,
mallkuar ai burrë që
lodhet duke i puthur!

Trupi i fsheh bukuritë,
si enigmat në kozmos,
mos u lodh të vraposh,
një jetë, pak t’i gëzosh.