Saturday, February 2, 2013

Emrie Krosi - DY POEZI















Emrie Krosi

CELULARI…

E zhvesh largësinë…
Koha qelqëzohet,
në avullim,
të bronztë virtual…
Celulari,
gënjeshtari modern…


VJESHTA

U përhumb,
në përflakje.
Kuqëloi mbi gjethet,
si miliona putra…
Vjeshta,
zjarrmoi pemët…






Alma Zenellari - ANATOMIA E NJË BURRI

















Alma Zenellari

ANATOMIA E NJË BURRI

....Shkëndi që ndez zjarre,
burim i pasosur,
horizont ku zgjohen mëngjeset,
e flenë perëndimet...
Lot i heshtur,
trokitje,
mërmërimë,
dëshirë e çmendur,
çarku i buzëve të mia.,
kurth i ëndrrave të marra.
Ortek,
Lindje,
Perëndim.



Qazim Muska - TË THASHË















Qazim Muska

TË THASHË

Të thashë,-mos i fry zjarrit të fikur,
Prushit të vjetër,të ftohur disi
Se ndodh të ketë mbetur ndonjë shkëndijë
Mbuluar me hirin. Dhe pak marrezi.
Nga hiri pastaj ringrihem Feniks,
Ringjallem dhe futem brënda në sy.
Të them,-jam flaka që ndeze në zemër!
Të them,-jam fortuna që erdha për ty!
Të bëj të dridhen buzët piranja,
Dhe shpirti bohem mos gjejë qetësi,
Të thashë,-mos eja në yjet e largëta,
Se ndodh të pikojnë dhimbshëm dashuri.
Por, erdhe, mes detit dhe qiellit, sirenë
Gjëmove dhe humbe në veshët e mi,
Mëkove besimin, me gji, si ulkonjë,
E s’pyete për plagët që merrnim të dy!

Vjollca Tiku Pasku - HAJDE TË MË KAPËSH O DIELL
















Vjollca Tiku Pasku


HAJDE TË MË KAPËSH O DIELL

Agu zbret me kristalet e bardha nga gjiri i qiellit,
dita krihet në pasqyrën e tij me cicërim bilbilash,
gurët e zallit ndrijnë si hënëza nën arin e diellit,
qilimi i bardhë i ditës valëzon në këmbë trëndafilash.

Diamante ajrorë dridhen nga shigjeta të ndezura,
ngjyrë në buzë lënë gjurmët e puthjes hyjnore,
hajde të më kapësh, o diell me të argjendtat velëza,
ti rend e rend t’më zësh me krahë të arta engjëllore.

Dashuria një lule e mbështjellë me të ngjeshura nektari,
përkund ledhatime si vesa kur bie në aromë zambakësh,
hajde të më kapësh, o diell me damarë krateresh e lulezjarri,
ti rend e rend me zemër përzhitur, që digjet mes flakësh.

Lindjen tënde e adhuroj, o oqean ngrohtësie i kraharorit,
djersën tënde e kundërmoj që bie nga dridhjet e emocionit,
do rri t’më zësh o fllad i kuq që më zgjove ndjesitë dashurisë,
në degët e ndjenjave të mia çele perlat e gjalla të përjetësisë.