Vullnet Mato
Ç’MË THUA,
Ç’MË THUA ?
O, sa shpejt
po më ikën dita tek ti!...
Dielli më fluturon
si zog pendëverdhë...
Mbeta, i
magjepsur me ty në dashuri,
si nën hijen e
këndshme të fikut në verë.
Ke ulur për
mua të gjitha degët e tua,
aq sa lash nën
hije krejt kohën time ...
Bëj të iki nga
ëmbëlsia e pemës që dua,
po asnjë nga
gjymtyrët nuk më bindet.
Me thërresin
shumë zëra diku tutje,
më thonë, eja,
pra, eja se mbete prapa!...
Po ti më ke
mbuluar me gjethe puthjesh
që s’më
lëshojnë kurrsesi pa ikur vapa.
Më lësho, se
dielli pendëverdhë u bë pendëblu,
ndriçojnë
tashmë vetëm kokrrat e tua!...
Të rri akoma
pranë teje, të mbetem këtu?...
Ç’më thua, moj
pemë e dashur, ç’më thua?
Ç’më thotë
fiku i çarë i buzëve të tua?...